Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, po vazhdon suksesshëm udhëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare. Kësisoj ky film tashmë është pranuar edhe në festivalin “Cluj Shorts”, festival ky i njohur Evropian, i cili mbahet në Rumani, shkruan KultPlus. Festivala mbahet nga data 3 deri me 9 prill të këtij viti.
Rikujtojmë se “Home”, është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.
Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. “Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...
Valon Berisha shënon gol ndaj Borac Banja Luka
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029