LG Display ka zbuluar një ekran prototip OLED jashtëzakonisht të hollë dhe të ndritshëm, duke shtruar kështu rrugën për gjeneratën e re të televizorëve super të hollë.
Paneli i ri OLED ka diagonalen 55 inç, peshon 1.9kg dhe është i hollë vetëm 0.97mm. Megjithatë, gjëja më e mirë është se mund të qëndrojë i vendosur në muri me anë të magnetit.
Ky panel, i shfaqur së pari në një eventin në Kore dhe i raportuar nga Yonhap News Agency, është vetëm një prototip, që do të thotë ende nuk mund të përdoret, transmeton arbresh.info. Drejtori ekzekutiv i divizionit LG Display, Yeo Sang, ka thënë që kompania pretendon të shes 600.000 ekrane OLED në këtë vit, ndërsa 1.5 milion në vitin 2016.
LG ka shfaqur shtatë OLED TV në CES të këtij viti të mbajtur në Janar me ekrane nga 55 deri në 77 inç. Të enjtën, LG ka njoftuar se do të lansojë edhe një OLED TV me 99 inç, që mendohet se nuk do të jetë i hollë sa ky prototip i prezantuar së fundmi./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...