Google ADS

Sony do promovojë brendin e telefonave Xperia në Ligë të Kampionëve

09:21 | 23 Maj 2015
Arbresh Info

Sony dhe UEFA këtë javë kanë njoftuar për marrëveshjen e re që e bënë kompaninë japoneze njërin nga partnerët zyrtarë të Ligës së kampionëve deri në vitin 2018. Sony ka qenë partner me UEFA-në edhe më parë, ku ka promovuar brendet e PlayStation në stadiumet e Ligës së Kampionëve në mbarë Evropën, por marrëveshja e re do i lejojë kompanisë të promovojë brendin e telefonave Xperia.

Marrëveshja e re do të fillojë në sezonin 2015/2016 të Ligës së Kampionëve, kështu që ne nuk do të shohin ndonjë logo të telefonave Xperia në finalen për këtë sezon që mbahet më 6 Qershor ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, transmeton arbresh.info.

Liga e Kampionëve nga UEFA është njëra nga kompeticionet më të famshme të futbollit në botë, që do të thotë se miliona konsumator do të shohin logon e telefonave Xperia në evenimentet, ndeshjet dhe reklamat e UEFA-së.

Nëse do i ndihmojë kjo kompanisë të zë një vend më lartë në tregun e industrisë së telefonave duke mposhtur rivalët si Apple dhe Samsung mbetet të shihet sezonin tjetër./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme