Google ADS

iOS 9 edhe në modelet e vjetra të iPhone-it?

09:02 | 23 Maj 2015
Arbresh Info

Nëse shqetësoheni që versioni i ardhshëm i sistemit operativ nga kompania Apple nuk do të jetë pjesë e telefonit iPhone 4S ose iPad Mini, atëherë mos keni frikë më. Raportet e fundit tregojnë që Apple është duke punuar që sistemi operativ i ardhshëm iOS 9 të jetë i përshtatshëm edhe për pajisjet e vjetra të gjigantit.

Sipas këtyre raporteve, Apple pritet të lëshojë një version themelorë për iOS 9 që mund të zhvillohet edhe për pajisjet me procesor A5, transmeton arbresh.info. Me këtë, disa nga modelet e vjetra të pajisjes iPhone do jenë në gjendje të shkarkojnë platformën iOS 9.

Apple është thënë gjithashtu se është duke punuar në një funksion të quajtur “Trusted Wi-Fi”, i cili do të lëshohet vonë gjatë këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Përveç kësaj, kompania është thënë se ka për të ndryshuar edhe fontin në iOS duke zëvendësuar Helvetica Neue me atë që gjendet në Apple Watch, San Francisco.

Pamjet e para të platformës iOS 9 mund të zbulohen muajin e ardhshëm në konferencën WWDC, që mbahet më 8 Qershor. Ky softuer do lëshohet në muajin Shtator, kur edhe gjiganti të lansojë modelin e ardhshëm të telefonit iPhone./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme