Inspektoriati rus për Komunikim, Teknologji dhe Informacion ka paralajmëruar kompanitë amerikane të internetit Google, Twitter dhe Facebook, me ndërprerje të qasjes në Rusi.
“Ne vazhdimisht u rikujtojmë kompanive se nëse ata thyejnë ligjin atëherë do të përballen me pasoja” tha zëdhënësi i inspektoratit, Vadim Ampelonsky, duke shtuar se për arsye të teknologjisë së deshifrimit të këtyre firmave, Rusia nuk ka ndonjë mënyrë që të bllokojë ueb faqe të specifikuar ose përmbajtje që bien ndesh me ligjin pa e bllokuar të gjithë qasjen në shërbim.
Sipas ligjit rus, të tre firmat ndërkombëtare duhet të dorëzojnë të dhënat e të ashtuquajturve “blogerëve”, që kanë më shumë se 3 mijë lexues, te autoritetet përkatëse, gjithashtu duhet të pamundësojnë qasjen në faqe të cilat bëjnë thirrje për protesta të pa konfirmuara.
Ndërsa, në anën tjetër Facebook, ka thënë që është përgjigjur kërkesave të qeverisë ruse, për personat që bien ndesh me ligjin, pasi që për të gjithë vlejnë standardet ndërkombëtare të ligjve./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?