Shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e ‘’pritjes progresive’’ të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber. Por me shumë gjasë e keni përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve. Bëhet fjalës për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë : t’i lini të qajnë derisa të lodhen.
Tingëllon paksa e pamëshirshme në pamje të parë, por shumë prindër zgjedhin ta praktikojnë me fëmijë të moshës 0-3vjeç. Ata i lënë të qajnë nën pretekstin se fëmijët lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë. Ajo që nuk dini është sesi ndikon e qara në jetën e një fëmije. Pasojat fizike dhe psikologjike prekin ecurinë e shëndetit të tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.
Së pari duhet të dini që e qara e fëmijëve është mënyra e tij e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastëria e pampersit. Kjo thirrje është forma e tij e vetme për të pasur praninë dhe sigurinë e prindërve. Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë. Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në mënyrë progresive në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tyre cerebral dhe aftësinë e të mësuarit.
Ngashërimet e shumta shkaktojnë tek ai stresin fëmijëror dhe idenë e braktisjes. Një risi vjen nga një studim i fundit, i kryer në universitetin e Amsterdamit, qarjet e vazhdueshme krijojnë tek ai ndjesinë e pamundësisë, një ndjenjë e cila e përndjek edhe gjatë adoleshencës. Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse./living.al
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...