Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi sot një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët merren me agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit, teknologji informative dhe shërbime.
Ministrja Bajrami, gjatë takimit, i ka njoftuar biznesmenët turq me kushtet dhe mundësitë e favorshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj.
Duke vlerësuar faktin se investimet turke në Kosovë po rriten vit pas viti, ministrja po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar edhe më tutje ambientin për investime të huaja në Republikën e Kosovës.
Biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë.
Ky takim është realizuar nga Konsullata e Kosovës në Stamboll në bashkëpunim me Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?