Emrimi i një rruge në Kosovës, me emrin e kriminelit Sllobodoan Millosheviq, nuk po i pëlqen as Listës Serbe.
I ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Ranillugut Mikic, ishte edhe ish-zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, që është pjesë e Listës Serbe.
Ai për televizionin Rrokum këtë e quajti marrëzi njerëzore, deri sa tha se ai nuk e ka detyrë të krijojë ndasi ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
“Siç them unë është një vendim që e kisha quajt marrëzi njerëzore. Jam i sigurt që duhet të analizohet se pse ka ardhur ky vendim dhe në interes të kujt shkon. Mendoj që kushdo qoftë dhe cili do qoftë ky individ duhet ta dijë se aty asht për të mirën e qytetarëve dhe të rregulloj jetën e atyre banorëve që jetojnë në atë komunë, e jo me krijojnë ndasi ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thanë Petroviq.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?