Murati kërkon nga Austria që studentët kosovarë të mos paguajnë semestra

19:10 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Ministri i diasporës Valon Murati, ka vazhduar vizitat e tij zyrtar edhe sot në Austri.
Gjatë qëndrimit dy ditorë në Austri, ministri Murati  është  takuar  me drejtorin e përgjithshëm për integrime në Ministrinë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme në Austri, Stefan Stainer.
Në këtë takim sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Diasporës thuhet se mes tjerash kanë biseduar për mundësinë e lirimit të pagesave të semestrit për studentët nga Kosova që studiojnë në Austri ose thjeshtësimin e procedurave të punës për këta studentë, ashtu siç u mundësohet studentëve nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu është thënë se është vlerësuar lart niveli i integrimit të komunitetit tonë në Austri,derisa ministri Murati i njohu nikoqirët me objektivat e Ministrisë së Diasporës, në veçanti për punën që është bërë për krijimin e rrjeteve në diasporë, konkretisht krijimin e Rrjetit të bizneseve dhe atij të studentëve dhe shoqatave shqiptare në Austri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme