Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa, i cili po qëndorn në Tiranë, është nderuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me medaljen “Nderi i Akademisë”.
Akademik Korkuti, ia ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, medaljen me motivacionin “Për kontribut të spikatur shkencor e pedagogjik, për arritje të çmuara personale në ndërthurjen e vlerave të shkencës me kapacitetet administrative të drejtimit të pushtetit vendor dhe atij qendror në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror, për mbështetjen e vazhdueshme të marrëdhënieve mes akademive tona dhe më gjerë të shkencës si faktor zhvillimi e mirëqenie në Republikën e Kosovës”.
Mustafa ka falënderuar përzemërsisht Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë nderim, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e shkencës, në arsim, kulturë e në fushat e tjera të jetës, ndërmjet dy vendeve.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?