Dyfishohet çmimi për vazhdim të mbështetjes në Windows XP

19:48 | 19 Shkurt 2015
Arbresh Info

Ndërmarrjet që kanë vazhduar përdorimin e sistemit operativ Windows XP do të përballen me një rritje të çmimit për mbështetje nga Microsoft, që vazhdimisht teton të bind kompanitë të largohen nga sistemet e vjetra operative.

Një ekspert i licencimit, që foli për Coputerword, shpjegoi se çmimi për një kompjuter me XP të mbështetur nga Microsoft do të kushtojë 400 dollarë për ndonjë ndërmarrje që kërkon vazhdim të mbështetjes, transmeton ITshqip.com.

Shumë organizata, përfshirë edhe qeverinë britanike, ende mbështeten në Windows XP, sistem operativ i cili sipas kompanisë Secunia gjendjet në 15.17% të të gjithë kompjuterëve në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme