Ministrja Bajrami mori pjesë në inaugurimin e linjës së re të prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në inaugurimin e linjës së re të prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot.
Ministrja Bajrami në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Ajo tha se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon vendi janë duke u shënuar zhvillime pozitive në fushën e ekonomisë, zhvillimit të ndërmarrjeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Më tej, znj. Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në avancimin e klimës së mirë për bizneset me qëllim të stimulimit të aktivitetit afarist të ndërmarrjeve tona, dhe për këtë ajo falënderoi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian të cilët po japin kontribut të madh në krijimin e perspektivës ekonomike në vendin tonë.
Ministrja Bajrami nënvizoi se përpos rëndësisë që ka kjo fabrikë në rritjen e mirëqenies në Komunën e Kllokotit, ka po ashtu edhe një dimension tjetër pozitiv që ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit. “Po flasim për një produkt i cili krijohet nga riciklimi i mbeturinave qoftë të drurit ose kashtës”, tha ministrja Bajrami, duke shtuar se ndihma prej 400 mijë euro që Zyra e BE-së i ka ndarë kësaj fabrike është tejet e rëndësishme.
Gjatë vizitës së saj në këtë rajon, ministrja Hykmete Bajrami ka vizituar edhe ndërmarrjen “Fluidi” në Gjilan.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...