Google ADS

Zbulohet arsyeja përse flasim në gjumë

01:50 | 16 Janar 2017
Arbresh.info

Ju kanë thënë ndonjëherë që flisni në gjumë ?

Ndoshta mund t’ju jetë dukur qesharake në fillim, por më pas mund ta keni menduar seriozisht këtë gjë.

Pse jo edhe të shqetësoheni mos ndoshta keni thënë ndonjë gjë të pahijshme. Mos u shqetësoni, sipas ekspertëve të gjithë njerëzit flasin të paktën 2 herë përçart gjatë jetës së tyre.

Kurse rreth 35 % e të rriturve e bëjnë këtë gjë në mënyrë konstante.
Të folurit përçart në gjumë është një çrregullim i cili ndodh gjatë dy fazave të gjumit : gjumit me lëvizje të shpejta të syve dhe gjumit me lëvizje jo të shpejta.

Në fazën e parë neuronet punojnë me të njëjtin ritëm sikur jemi zgjuar.

Gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve ndodh një shkëputje që do të thotë se goja, fyti dhe kordat vokale riaktivizohen për disa sekonda. Pikërisht në këtë moment flasim në mënyrë të pandërgjegjshme.

Kurse gjatë gjumit me lëvizje jo të shpejta të syve, neuronet janë thuajse pasive , por njeriu flet në mënyrë të pandërgjegjshme pasi shikon ëndrra .

Fjalët që themi në gjumë nuk kanë lidhje logjike mes tyre. Në të vërtetë ato tingëllojnë si copëza bisede të pakuptimta.

Faktorë të tillë si stresi, lodhja fizike, gjendja e ngarkuar emocionale dhe ndryshimet e humorit çojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi.
Ndër trajtimet më të njohura për të evituar të folurën e vazhdueshme përmendim :
• të bëni dush me ujë të ngrohtë
• të mos konsumoni alkool ose pije të gazuara para gjumit
• të dëgjoni muzikën që ju pëlqen ose të lexoniLiving

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme