Të rinjtë zviceran shfaqje teatrale për shqiptarët

16:32 | 21 Maj 2015
Arbresh.info

Rrjeti i të rinjve për integrim në Reinach, ka prezantuar një shfaqje teatrale për Shqiptarët dhe çështjen e integrimin të tyre në një kulturë të huaj.

“Shqipja për fillestar”, quhet shfaqja e cila do të luhet nga të rinj zviceran, titull i cili në fillim tingëllon si  bizarë, mirëpo, ka një prapavijë, pasi që bëhet fjalë për integrimin në një kulturë të huaj dhe mënyrën e jetesës së në një popull tjetër.

Një grup i angazhuar i nxënësve të shkollës Homberg, nën udhëheqjen e Manfred Stenz do të prezantojë këtë shfaqje më 21 dhe 22 maj, në kuadër të rrjetit të të rinjve.

Që nga krijimi i këtij institucioni 15 vite më parë, qëllimi kryesor i tij është koordinimi dhe çështja e integrimit. Ky rrjet është i përhapur në Reinach, Munziken dhe Burg të Zvicrës. Si detyrë ka mirëmbajtjen e dialogut në mes kulturave të ndryshme dhe përhapjen e mesazheve pozitive në lidhje me integrimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme