“Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.
Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojnë aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produket shqip.
“Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një show që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre”, ka nënvizuar Gërxhaliu.
“Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t’i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme ‘blej shqip’”, ka shtuar Jaka.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9WqT1PFH3gs?feature=oembed]
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...