Stéphane Lapointe, regjisori dhe producenti i klipit të këngës “The Wild Woman” kënduar nga kantautorja shqiptare Mimoza Hajdini është zgjedhur si finaliste në festivalin “Silver Sound Showdown” i cili do të mbahet në New York, duke mundësuar kështu që klipi i këngëtares të paraqitet para ndjekësve të festivalit më 18 janar
Në klipin e këngës “The Wild Woman” shfaqet këngëtarja shqiptare Mimoza Hajdini por edhe imazhet rrëqethëse të një vajze në mal, kurse muzika e këngës është shumë rrëmbyese. Klipi tregon historinë e një gruaje që ka mbetur e ngujuar në mal dhe të një gruas tjetër që e mbanë atë të ngujuar.
Lajmin për zgjedhjen e regjisorit në mesin e finalistëve në festival e ka konfirmuar edhe vetë kantautorja Mimoza Hajdini e cila në rrjetin e saj social ka thënë se ky është një lajmë shumë emocionues.
Kantautorja shqiptare Mimoza Hajdini, prej kohësh jeton në Kanada, kurse pas publikimit të këngës “The Wild One” ajo ka bërë edhe publikimin e albumit “Uproot”. Në anën tjetër regjisori Stéphane Lapointe është një regjisor kanadez i filmit dhe televizionit si dhe tekstshkrues i skenarëve. Ai ka fituar në vitin 2006 çmimin Claude Jutra me filmin “La Vie secrète des gens heureux“ (Jeta e fshehtë e njerëzve të lumtur).
Klipi i këngës do të shfaqet në kuadër të edicionit të tetë të festivalit të videove dhe muzikës “Silver Sound Showdown” në Brooklyn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me 20 klipe të tjera të finalistëve që janë nga gjithë bota.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...