Google ADS

Ja se si t’i zhbllokoni gypat e ngrirë të ujit

16:47 | 12 Janar 2017
M. A.

I ftohti që ka “mbërthyer” vendin javët e fundit ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë qytete.

Një ndër shqetësimet më të mëdha është edhe ngrirja e tubacioneve duke bllokuar në këtë mënyrë furnizimin me ujë të shumë familjeve.

Por ka një mënyrë të thjeshtë dhe shumë praktike sesi të zhbllokoni tubacionet e ngrira.

Hapat që duhen ndjekur:
Fillimisht në një tenxhere vendosni 2 lita ujë të nxehet. Lëreni ujin të ziejë. Në momentin që uji ka marrë valë hiqeni. Me ndihmën e një hinke hidheni ujin e nxehtë në tubacionin që furnizon me ujë shtëpinë tuaj.

Prisni 10 minuta dhe do të shikoni që uji do të rikthehet. Nëse pas 10 minutash nuk ka ardhur uji atëherë përsërisni procedurën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme