Google ADS

Profeci të gabuara nga njerëz të famshëm

14:52 | 12 Janar 2017
Arbresh.info

“Kinemaja është thjesht një modë kalimtare. Një dramë e konservuar. Publiku dëshiron të shohë histori të vërteta prej mishi dhe gjaku të shfaqura në skenë”. (Çarli Çaplin, 1916)

“Pas kaq shumë shekujsh nga Krijimi i botës, është e pamundur që cilido të mund të zbulojë toka të panjohura, të çfarëdolloj vlere qofshin”.  (Komiteti i Këshilltarëve të Mbretereshës Izabela të Spanjës, 1486)

“Barku dhe truri nuk do të jenë kurrë të mundshme për t’u operuar nga kirurgët”. (Xhon Erik Eriksen, kirurg i mbetëreshës britanike Viktoria, 1873)

“Të mendosh të kapërcesh oqeanin Atlantik me një vapor me avull, është si të mendodh të shkosh në Hënë: një çmenduri.  (Dionisus Lardner, docent i astronomisë, 1838)

Brenda vitit 1980, e gjithë energjia (eletrike, atomike, djellore), nuk do të kushtojë praktikisht asgjë. (Henri Ljus, gazetar dhe bashkëthemelues i revistës Time, 1956)

“Sot asgjë e re”. (Mbreti i Francës Luigji XVI, shënim mbi ditarin e tij në ditën e pushtimit të Bastijës, 14 korrik 1789)

“Shpikja ime mund të shfrytëzohet si një lloj kurrioziteti shkencor për njëfarë kohe. Por nga pikëpamja tregtare, nuk ka as interesin më minimal”. (August Lymier, shpikës i projektorit kinematografik së bashku me vëllain Lui, 1895)

“Parulla kryesore është një e vetme, kategorike dhe e detyrueshme për të gjithë, është ajo që tashmë fluturon dhe ka ndezur zemrat, nga Alpet në oqeanin Indian:të fitojmë. Dhe do të fitojmë!”.

(Benito Musolini, deklarata e shpalljës së luftës ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe, 1940)

“Uellingtoni është një gjeneral i dobët. Parashikoj fitoren brenda orës së drekës!”. (Napoleon Bonaparti, në prag të betejës së Vaterlosë, 1815)

“Pse ta teprojmë me rreziqet e të ardhmes? Nuk kemi në fakt asnjë motiv për t’u shqetësuar mbi ndarjen e mundshme të atomit”. (Flloid U. Parson, inxhinier amerikan, 1931)

“Radioja nuk do të ketë kurrë vlerë tregtare. E kush do të paguante vallë për një mesazh, që nuk i drejtohet një personi të caktuar?”. (Dejvid Sarnof, pionier i radiofonisë, 1912)

“Që automobili ka mbërritur tashmë nivelin maksimal të mundësive të tij, këtëe konfirmon fakti se prej një viti nuk ka pësuar asnjë përmirësim radikal”. (Scientific American, 1909)

“Në atë distancë ata s’do të arrinin të godisnin as edhe një elefant…”. (Xhon Sexhuik (gjeneral i ushtrisë së Konfederatës gjatë luftës civile amerikane), 9 maj 1864, pak para se të vritej nga një snajperist i ushtrisë së unionit gjatë betejës së Spotsilvanias)

“E lëmë fare më mirë:me një film të tillë, nuk mund të arkëtohet qoftë edhe një cent!”. (Irving Talberg (drejtor i Metro Goldwyn Mayer), në 1936 duke iu referuar filmit “Bashkë me erën”. Filmi publikohet në vitin 1939, fiton 8 çmime Oskar, dhe mbetet ende sot një nga filmat me arkëtimet me të mëdha).

“Do të duhen edhe shumë vite para se një grua të bëhet kryetare partie dhe kryemnistre e vendit” (Margaret Theçër në 1978-ën, një vit para se të bëhej kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, detyrë e mbajtur gjatë viteve 1979- 1990)

“Makina pa kuaj është për momentin një luks i rezervuar vetëm për të pasurit; por edhe nëse në të ardhmen çmimi i saj do të bjerë, nuk do të bëhet gjithësesi kurrë një mjet i përdorimit të gjerë si biçikleta”. (“The Literary Digest”, 1899)

“Zhdukja e dhimbjes në kirurgji është diçka e parealizueshme. Bisturi do të thotë gjithmonë dhimbje”.  (Alfred Velpo, anatomist dhe kirurg francez, që ka jetuar ndërmjet viteve 1795-1867)

“Me nëndetëset nuk do të ketë më beteja detare, dhe anijet e luftës s’do të jenë më të nevojshme, dhe përderisa po vazhdohet të shpiken instrumente lufte gjithnjë e më perfekte dhe vdekjeprurëse, vetë lufta do të bëhet e pamundur”.  (Zhyl Vern, 1904)

“Nuk besoj se në të gjithë botën do të mund të shiten më shumë se 5 apo 6 kompjutera”. (Tomas Xh. Uotson, presidenti i ardhshëm i kompanisë IBM, 1943)

“Hipoteza e udhëtimeve në hapësirë është një absurditet i plotë”. (Riçard Van Der Riet Uollej, astronom, 1956)

Televizioni nuk mund të rezistojë në treg për më shumë se 6 muaj. Njerëzit do të lodhen shpejt me kalimin e mbrëmjeve duke parë brenda një kutie prej druri”. (Derril Frensis Zanuk, producent kinematografik amerikan, 1946). / bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme