Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë me datë 13 shkurt.
Me regji nga Visar Morina, filmi “Babai” e ka nisur mbarë këtë vit.
Filmi është nominuar kësisoj në kategorinë e filmit më të mirë debutant në Shoqatën e Kritikëve të Filmit Gjerman, shkruan KultPlus.
Filmi bën fjalë për personazhin Nori (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë me datë 13 shkurt.
“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francë që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) e poashtu Film und Medien Stiftung NRË, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman ËDR si dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...