Më shumë se 500 vjet më parë, një filozof italian bëri një parashikim apokaliptik, që rënia për dy ditë me radhë e dëborës në qytetin me diell të Salentos, kjo do të ishte shenjë e “fundit të botës”.
Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora.
“Nostradamusi italian” Tafuri, i cili jetoi nga 1492 – 1582, siç shkruan “DailyMail” ishte një prej personaliteteve më të shquara të rajonit të Apulias në Italinë e shekullit të 16.
Duke paralajmëruar se dy ditë dëborë në Salento do të çonte në fundin e botë, ai shkroi: “Salento e palmave dhe erërave të buta jugore, Salento me dëborë. Dy ditë dëborë, dy shkëndija në qiell, e di që bota do të marrë fund.”
Tafuri ishte një admirues i literaturës greke dhe latine, një fizikan dhe astrolog i talentuar. Dëbora në Salento ra përgjatë fundjavës teksa shkollat u mbyllën pasi jugu i Italisë nuk është i mësuar me reshje të tilla të dendura dëbore.
Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet.
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...