35 mijë semimaturantë i nënshtrohen nesër testit

11:32 | 21 Maj 2015
Arbresh.info

Nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen nesër testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Kjo do të dihet në fillim të qershorit, atëherë edhe kur pritet të publikohen rezultatet e këtij testi.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka thënë për KosovaPress se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbajtjet e testit.

“Ne si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet kur them përgatitjet nga përgatitja e tekstit, nga mbikëqyrja pasi që administrimi do të bëhet nga komunat …. Njëherit, ne si ministri do ta mbikëqyrim këtë proces, kemi delegu edhe zyrtaret tonë që do të jenë kryetar të komisioneve në qendrat e testimit dhe shpresojmë që do të shkojnë marë e mirë. … rreth 35 mije semimaturantë do t’i nënshtrohen këtij testimi që rezultatet e tyre ne, presim t’i bëjmë publike në fillim të qershorit. Nga përmbajta jo se kjo është një rikapitulim i shkathtësive dhe aftësive të tyre, të cilat i kanë arrit që shkollimit të obliguar nuk ka ndonjë risi për t’u theksu nga vitet e tjera”, tha Guri.

Kurse, kritikat që kanë ardhur lidhur me mbajtjen e testit gjatë ditëve të punës, Guri i arsyeton me faktin se disa nxënës udhëtojnë nga fshatrat në qytete dhe se kanë probleme në udhëtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme