Nëse jeni President i Shteteve të Bashkuara, thuajse gjithçka është e mundur, madje edhe thyerja e rekordeve botërore.
Kjo është pikërisht ajo që bëri Obama të hënën, bazuar në librin e rekordeve të Guinness-it. Presidenti Obama, i cili është regjistruar me llogarinë @POTUS në rrjetin social Twitter dy ditë më parë, ka arritur 1 milion ndjekës për më pak se pesë orë, duke thyer rekordin e mëparshëm që e mbante Robert Downey, i cili arriti numrin e njëjtë të ndjekësve brenda 24 orëve.
Megjithatë, nuk është kjo hera e parë që Obama ka përdorur një llogari në Twitter. Më parë, ai kishte postuar si një president nën llogarinë e Shtëpisë së Bardhë (@WhiteHouse), por ashtu si kjo llogari edhe ajo e Obamas do të menaxhohen nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ndonëse postet në @POTUS vijnë direkt nga presidenti./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?