Këto profesione mund të zhduken pas pesë vjetësh

20:13 | 10 Janar 2017
Arbresh.info

Tani mund të duket e pabesueshme por zhvillimet e teknologjisë dhe ardhja e robotëve do të kenë ndikime negative në jetën e njerëzve, sidomos në punët e tyre të përditshme. Nga kinemaja te letërsia, e ardhmja do të jetë në duart e makinerive.
Në shumë pak kohë, realiteti mund ta kalojë imagjinatën. Kjo është ajo që thuhet në sajtin CareerCast.com. Janë të paktën 10 profesionet që brenda vitit 2022 mund të mos ekzistojnë më.

Shkak do të bëhet zhvillimi i shpejtë i teknologjisë e dixhitalizimit të zakoneve të përditshme të secilit prej nesh.

Ja kush janë 10 punët drejt zhdukjes:

1. Postieri

2. Lexuesit e sahatëve të ujit e dritave

3. Punët e bujqësisë

4. Gazetarët

5. Druvarët

6. Artizanët

7. Stjuardesat

8. Rrobaqepësit

9. Saldatorët

10. Nëpunës të fushave të ndryshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme