Adblock është njëra nga shtesat më të përdorura në shfletuesin Google Chrome dhe Firefox tek kompjuterët, dhe për këtë, kompania kundër reklamave të bezdisshme do të zgjerohet edhe tek sistemet e famshme operative të telefonave.
Adblock është aktualisht duke punuar në një shfletues për platformën Android, që do të jetë në gjendje të bllokojë reklamat që sipas kompanisë janë të bezdisshme. Ndërsa, reklamat që duken modeste sigurisht që do mund të hapen duke përdorur shfletuesin Adblock.
Në të vërtetë, kompania ka lëshuar këtë shfletues në platformën Android në versionin Beta, i cili nuk mund të shkarkohet direkt nga dyqani Google Play, por si një aplikacion i palës së tretë./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?