Javën e kaluar, Sharp zbuloi pajisjen AQUOS Crystal 2 me një ekran 5.2 inç, procesor Snapdragon 400 SoC dhe një trup rezistent ndaj ujit. Tani, kompania ka prezantuar fabletën Sharp AQUOS Xx që ka një ekran 5.7 inç me rezolucion 1080 x 1920p, procesor tetë-bërthamor Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit, dhe 3GB RAM.
Sharp AQUOS Xx ka kamerë prapa 13 megapiksel dhe kamerë frontale 2 megapiksel si pasojë e mungesës së kufijve anësor në ekran. Me një bateri prej 3000mAh, telefoni mbështetë rrjetin 4G LTE, 3G HSPA+, WiFi, Bluetooth 4.0, GPS dhe teknologjinë NFC.
Kjo fabletë, që është në dispozicion në tri ngjyra: të bardhë, zezë dhe të kuqe, bartë gjithashtu platformën Android 5.0 Lolllipop. Sharp AQUOS Xx pritet të debutohet në muajin e ardhshëm në Japoni, që më pas mund të ndiqet nga një lëshim në mbarë botën./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?