Mesfushori i Real Madridit Luka Modric do të rikthehet nga lëndimi në ndeshjen e dytë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Schalkes.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës Carlo Ancelotti.
Modric është jashtë fushe që prej nëntorit pas një lëndimi që e pësoi në kofshë gjatë ndeshjeve me kombëtare.
Por, mesfushori është rikthyer kohëve të fundit në trajnime me skuadrën e parë dhe të martën do të paraqitet në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Modric do të startojë në bankën rezervë. Do t’i jap 30 minuta lojë në pjesën e dytë”, ka thënë Ancelotti.
Reali ka epërsinë në këtë përballje pas fitores në takimin e parë në Gjermani me rezultat 2 me 0.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?