Gërxhaliu takohet me biznesmenë nga Antalia

08:17 | 21 Maj 2015
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu është angazhuar për thellimin e bashkëpunimin në mes të bizneseve të Kosovës dhe Antalisë në Turqi.

Gjatë takimit që kishte me përfaqësuesit e 20 bizneseve nga ky regjion Gërxhaliu tha se duhet të angazhohemi për thellimin e bashkëpunimin ne mes të bizneseve të dy vendeve në forma më të avancuara.

Kreu i OEK-ut u angazhua për eliminimin e emocioneve në raportet në mes të bizneseve por që bazë për këtë duhet pas interesin e ndërsjellë.

“Interesi i bënë shtetet bashkë dhe më të forta. Në raportet tona duhet të na udhëheq interesi dhe profiti”, tha Gërxhaliu.

Duke theksuar se Kosova ka shumë potenciale të cilat mund të shfrytëzohen nga investuesit e huaj, Gërxhaliu u angazhua për tejkalimin e formave  klasike të bashkëpunimit në mes të bizneseve.

“Kosova është shtyllë e sigurt e lidhjes në mes të Turqisë dhe Evropës”, ka thënë Gërxhaliu.

Investimet e shumta në infrastrukturë shumë shpejtë Kosovën mund ta shndërrojnë ne faktor të rëndësishëm dhe strategjikë në ekonominë e regjionit dhe më gjerë ka thënë Gërxhaliu.

Përfaqësuesit e biznesit nga Antalia përkrahën iniciativën e kryetarit të OEK-ut për organizimin e një panairi tematik kushtuar bizneseve nga Antalia.

Përfaqësuesit e bizneseve nga kjo pjesë e Turqisë theksuan se përkundër faktit se Antalia është e njohur për kapacitet e mëdha  turistike në këtë regjion ka biznese të suksesshme dhe nga të gjitha lëmit.

Kryetari Gërxhaliu iu përgjigj interesimit të mysafirëve nga Turqia për politikat fiskale dhe mundësitë e investimit në Kosovë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme