Të gjithë e dimë që 2016-ta nuk ishte një vit i mirë për kompaninë Samsung. Së pari nisi shpërthimi i njësive Galaxy Note 7, më pas filluan edhe disa makina të larjes të shpërthenin. Të dyja u tërhoqën nga tregu duke lënë gjurmë në të dhënat financiare të gjigantit.
Megjithatë, Samsung Electronics është ende një emër i rëndësishëm në industri dhe investitorët besojnë që kompania nga Koreja Jugore do të rikthehet fuqishëm, shkruan portali arbresh.info. Kjo ishte vërtetuar së pari nga aksionet e kompanisë në mes të muajit dhjetor, kur ata arritën rekordin. Por, tani thuhet se ky rekord është thyer dhe aksionet e Samsung-ut kanë arritur në 1.86 milionë dollarë.
Duke marrë parasysh se Samsung është dashur të përballet financiarisht me pasojat që erdhën me dështimin e fabletës Note 7, dhe vazhdon ende të mos prek linjën e kuqe, mund të themi që besimi i investitorëve është mirë i fituar./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1275776752487414/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator