Hakohet uebfaqja e Ushtrisë së Venezuelas

09:28 | 9 Janar 2017
Arbresh Info

Uebfaqja zyrtare e Ushtrisë së Venezuelas është hakuar dhe është publikuar në uebfaqen Pastebin.com nga një përdorues me emrin Kapustkiy.

Hakeri kishte në shënjestër uebfaqen zyrtare  (www.esguarnacpuntademata.mil.ve)  dhe llogarinë në rrjetin social Twitter të kësaj uebfaqe (@GNBesguarnaccli) , shkruan portali arbresh.info.

Sipas postimit të tij në Pastebin, sulmi është kryer si një protestë kundër presidentit. Kapustkiy shkroi në blogun e tij: “Në protestë kundër Nicolas Maduros”.

Databaza e hakuar përfshin informatat personale si emri, numri i telefonit, e-maili, etnia e tyre dhe njësia ushtarake. Dosja e kompromentuar përmban 2189 shënime.

Së fundmi, Venezuela është duke u përballur me një krizë ekonomike që i ka vënë zjarrin krimit të vend./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme