Shoqata e Ortopedëve në Gjermani, ka këshilluar njerëzit që të ecin sikur pinguinët nëpër hapësirat me akull, në përpjekje që të shmangin rrëzimin në sipërfaqen e ngrirë.
Në raportin e publikuar, kërkohet që gjatë ecjes të imitohen shpezën e viseve të ftohta, që ngrehin gjoksin përpara, në mënyrë që tërë graviteti të bie në pjesën qendrore të shputës.
Ecja sikur pinguini në akull, besohet se ndihmon në shmangien e rrëzimit
Nëse ecet në mënyrë normale, pesha e trupit bie varësisht në këmbën që është në tokë dhe në këtë formë mund të humbet balanca, pastaj mund të përfundohet në sipërfaqen e rrëshqitshme.
Ky studim është bërë pasi në vitin 2014, Komuna e Berlinit nuk i pastroi rrugët nga bora, ndërsa nuk hodhi kripë dhe rërë në sipërfaqet e ngrira. Për pasojë, mbi 750 njerëz të lënduar mbushën spitalet, si pasojë e rrëshqitjes në akull.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell