Google ADS

Pronari i ri i Nokias lanson telefonin e parë me Android

09:45 | 8 Janar 2017
Arbresh Info

Telefoni i parë i mençur nga Nokia me Android nga pronari i ri tashmë është lansuar. Por, fatkeqësisht pajisja e do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë.

Kompania finlandeze HDM Global, e cila ka blerë të drejtat për të lëshuar pajisje me brendin Nokia, filloi lansimin e disa pajisjeve jo të mira në vitin 2016, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, me lansimin e pajisjes së re Nokia 6, kompania finlandeze sjellë rrjetin LTE, platformën Nougat, ekran 5.5 inç, procesor Snapdragon 430 nga Qualcomm, 4GB RAM dhe kamerë 16 megapiksel.

Në njoftimin nga HMD, kompania zbulon se ka vendosur që lansimin e telefonit Nokia 6 ta bëjë vetëm në Kinë, një treg shumë i rëndësishëm me milionë përdorues.

Data e debutimit nuk është njoftuar ende, por telefoni kushton 246 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme