Norma mesatare e interesit për kredi në Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016 ka zbritur në nivelin më të ulët në tre vitet e fundit, përkatësisht në 21,9 për qind. Gjatë kësaj periudhe kohore norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind.
Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë edhe më tutje po aplikojnë kamata të larta si fajde. Norma mesatare e interesit për kredi në Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016 ka zbritur në nivelin më të ulët në tri vjetët e fundit, përkatësisht në 21,9 për qind. Gjatë kësaj periudhe kohore norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind, shkruan Zëri.
“Me rënie të normës mesatare të interesit në kredi u karakterizua si sektori i ekonomive familjare, ashtu edhe ai i ndërmarrjeve. Norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare zbriti në 23,4 për qind në qershor 2016, nga 24,6 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kurse, mesatarja e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve në qershor 2016 zbriti në 19,3 për qind nga 23,5 për qind në qershor”, thuhet në raportin e stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Aty më tutje thuhet se norma mesatare e interesit në kreditë ndaj sektorit të bujqësisë regjistroi nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke qëndruar në 25 për qind, që njëherësh paraqet normën më të lartë të interesit për ndërmarrje.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...