Shprehja e emocioneve të sinqerta, të pafiltruara apo të zbukuruara me fjalë të bukura, është shenjë e sinqeriteti.
Sipas një studimi të ri kryer nga Universiteti i Kembrixhit doli në përfundimin se sa më shumë të betohet një person aq më i sinqertë po tregohet. Gjithnjë është besuar e kundërta, por shkencëtarët kanë prova që vërtetojnë pikërisht atë çka thamë më lart.
Rreth 276 njerëz të anketuar provuan se betimet dhe shprehja e emcioneve në atë mënyrë që të tjerët të na besojnë pa më të voglin dyshim, nuk i bën ata mashtrues të zotë, por njerëz që kanë nevojë t’i besosh.
” Ju mund të mendoni se në qoftë se dikush betohet shumë, është një sjellje negative shoqërore”, ka thënë bashkautori i studimit David Stillëell për Daily Mail. Nga ana tjetër, ata nuk filtrojnë historitë e tyre dhe duke mos qenë të qetë pasi duan t’i besosh nuk kanë kohë të sajojnë një version tjetër historie. Eksperimenti i dytë më i madh me pothuajse 74,000 përdorues të Facebook doli në të njëjtin përfundim.
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së