Mëngjesi i sotëm ka gjetur kryeqytetin e mbuluar me dëborë, shkruan portali arbresh.info.
Parashikimet thonë që erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezentë gjatë ditës së sotme.
Sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës parashikon se pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.
Fotoreporteri i portalit arbresh.info ka kapur disa pamje nga Prishtina, që duket e bardhë kudo.
Rrugët janë të kalueshme dhe ekipet e pastrimit të qytetit janë aktivizuar./Arbresh.info
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...