Google ADS

“Interneti do të ndërpritet për 24 orë, tregu financiar në krizë”

08:45 | 5 Janar 2017
Arbresh Info

Miliona përdoruesve të kompjuterit në mbarë botën mund t’iu bllokohet qasja në internet këtë vit për shkak se rrjeti global do të mbyllet për 24 orë, ka parashikuar kompania inteligjence e sigurisë LogRhythm në muajin dhjetor.

Zëvendës presidenti dhe drejtori i sigurisë së informacionit të kompanisë, James Carder ka thënë për ‘Business Insider’ se kjo nuk do të jetë vetëm një çështje teknike që i ndalon njerëzit nga ngarkimi i fotove ‘selfie’ në Instagram.

“Në vitin 2017, ne do të shohim se kjo do të ndodhë shumë. Nëse interneti rrëzohet, tregjeve financiare do të iu kushtoj shumë”, tha ai, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në Carderin, në vitin 2016 u shfaqën të gjitha shenjat nga kriminelët kibernetik.

“Ne pamë sulmin masiv DDoS ndaj DynDNS vetëm disa muaj më parë. Ai sulm DDoS rrëzoi faqet si Twitter dhe Spotify për disa orë. Ne kemi parë një sulm të ngjajshëm DDoS që goditi Brian Krebs para sulmit në Dyn. Këto ishin thjeshtë vetëm testime”, tha Carder.

Lexo më shumë: Sulmet më të mëdha kibernetike në vitin 2016

Në muajin tetor një sulm masiv rrëzoi disa nga uebfaqet më të mëdha në botë dhe përdoruesit nuk ishin në gjendje të kenë qasje në Twitter, SoundCloud, Spotify dhe shumë faqe të tjera për dy orë.

“Nëse mund ta vërtetoni që ju mund të rrëzoni uebfaqet më të mëdha dhe një pjesë të madhe të internetit në SHBA për pak orë, një ndërprerje për 24 orë duket e lehtë për tu bërë?”, tha ai.

Drejtori i LogRhythm ka thënë gjithashtu se problemi me “lajmet e rreme” do të rritet këtë vit, pasi hakerët do të kenë si shënjestër faqet e mediave madhështore.

“Fuqia e ndikimit ka filluar të largohet nga gazetat e zakonshme dhe nuk mendoj që kjo është diçka që mediat e zakonshme mund ta përballojnë që të ndodhë.  Ata do t’iu përgjigjen kërcënimeve ndaj lajmeve të rreme duke u përpjekur për të implementuar disa nivele për kontroll të mediave që siç duket kjo do të marrë pak kohë”

“Mendoj që hakerët, në mënyrë për të mbrojtur lirinë e shprehjes, do të hakmerren duke rrëzuar njërin nga mediat më madhështore apo edhe dy prej tyre”

Drejtori i shitjeve të LogRhythm në Australi dhe Zelandë të Re, Simon Howe ka parashikuar që programet keqdashëse “ransomware” në pajisjet telefonike do të jenë më të përhapura në vitin 2017, shkruan portali arbresh.info.

Bazuar në të, sulmuesit do të kenë si shënjestër përdoruesit e telefonave të mençur që nuk janë në dijeni për rrezikun dhe do t’i mbajnë të dhënat e tyre personale peng për të siguruar të holla.

“Për shembull, sulmuesit do të kërcënojnë përdoruesit duke i paralajmëruar se do të fshijnë ose publikojnë fotot e tyre nëse nuk paguajnë shumën e kërkuar. Thjeshtë mendoni, sa shumë do paguani për të rikthyer fotot tuaja?”, tha Howe.

Ai shtoi gjithashtu se sulmuesit do të përdorin gjëra të autentifikuar për të shpërndarë programet keqdashëse.

“Për shkak se shumë pajisje Apple janë të ndërlidhura, programi keqdashës mund të shpërndahet shpejtë”, tha ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme