Ka vdekur balerina e njohur Zoja Begolli, ish gruaja e Faruk Begollit

00:24 | 5 Janar 2017
Arbresh.info

Balerina serbe Zoja Begolli ka qenë e martuar me aktorin shqiptar Faruk Begollin, e cila, edhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin Begolli, shkruan Kultplus.
Balerina e njohur serbe Zoja Begolli ka vdekur në moshën 68 vjece, më 2 janar, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, shkruajnë mediet serbe. Mediet serbe kanë raportuar për kontributin e Zoja Begollit në baletin e Serbisë, duke numëruar kështu edhe një numër të shfaqjeve të kësaj artisteje. Balerina serbe Zoja Begolli ka qenë e martuar me aktorin shqiptar Faruk Begollin, e cila, edhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin e tij.

Ajo së fundi ka qenë edhe në Kosovë, me rastin e përurimit të Teatrit të ABB-së “Faruk Begolli”, e cila, në një takim me kult plus ka treguar edhe për dashurinë e madhe që ka pas për Faruk Begollin. “Do të vij sa herë që të më thërrasin”, pat thënë ajo.

Ndërkaq, po sipas medieve serbe, kremimi i trupit të saj do të bëhet më 10 janar.

zoja-begolli-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme