Google ADS

“Unifree Kosova” me 20% lirim në aeroport

12:43 | 20 Maj 2015
Arbresh.info

Sipas një komunikate për media, “Unifree” në Kosovë është duke ofruar çmime speciale vetëm për udhëtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në krahasim me shtetet tjera ku operon.

“Unifree Kosova” është një ndër dyqanet më të lira të “Duty Free” në krahasim me dyqanet tjera në tërë Evropën.

“Ne kemi oferta speciale dhe lirime në vazhdimësi në shumë brende të mirënjohura botërore gjatë tërë vitit, sidomos gjatë sezonit veror”, ka thënë Derya Yidiz, Menaxheri i Operimeve të “Unifree Kosova”.

Për më shumë gjatë sezonit verore, “Unifree” ofron edhe një lirim prej 20% për brendet e njohura si “Valentino”, “Davidoff”, “Clinique”, “Nina Richi”, “Ralph Lauren”, “Elizabeth Arden”, “Vakko”, “Mavi Jeans”, “Desigual”, etj.

Në mesin e shumë llojeve të më shumë se 5000 artikujve dhe për shkak të lirimit nga taksat, udhëtarët po ashtu mund të gjejnë edhe çmime shumë të leverdishme të brendeve si “Givenchy”, “Calvin Klein”, “Tommy Hilfiger”, etj., për vetëm 29,5 euro.

“Unifree” dhe partneri i saj menaxhues dhe furnizuesi ATU, operojnë “Duty Free” në 23 shtete, me 131 dyqane, thuhet në një komunikatë të “Limak Kosova”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme