Nokia lanson 7 telefona me Android këtë vit

10:52 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Nëse jeni ngazëllyer me faktin që katër telefona të mençur me Android do të debutojnë në treg gjatë vitit 2017, atëherë duhet të keni parasysh që ne mund të shohim deri në shtat telefona nga Nokia para përfundimit të këtij viti.

Sllajdi që shihni më lartë në foto është zbuluar gjatë një prezantimi së fundmi të mbajtur nga Avaxx, një distributor i autorizuar i Nokias dhe Microsoftit në Malajzi, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në këtë sllajd, telefonat e ri me Android nga Nokia do të publikohen në tremujorin e dytë të vitit 2017 me 6-7 modele që do të vijnë para përfundimit të këtij viti.

Ashtu siç është raportuar fillimisht, njëri nga telefonat e parë të ardhshëm nga Nokia mund të jetë Nokia D1C, një telefon i rangut mesatar me ekran 1080p dhe Android 7 Nougat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme