Google ADS

Kingston lanson USB me 2TB!

09:32 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Shpesh shkruajmë rreth përmirësimeve të ndryshme që ndodhin në fushën e teknologjisë që krijohen nga hulumtuesit për të përmirësuar gjendjen dhe kapacitetin e pajisjeve me aftësi për të akumuluar të dhëna. Por, në këtë artikull ne do iu njoftojmë rreth një pajisje USB që ka kapacitetin më të madh në botë.

Përbindëshi i vogël që mund të shihni më lartë është zbuluar nga Kingston në eventin CES 2017, shkruan portali arbresh.info. Pajisja quhet ‘DataTraveller Ultimate GT’ dhe vjen në dy lloje të ndryshme të kapacitetit, me 1TB dhe 2TB.

Lexo edhe: Pajisjet më të mira të vitit 2016

Pra, shanset janë që ‘DataTraveler Ultimate GT’ të ketë më shumë hapësirë për akumulimin e të dhënave se të gjitha disqet tuaja në laptop/kompjuter janë të mëdha. Kjo pajisje mbështetë USB 3.1 Gen 1, kështu që ju nuk duhet shqetësuar rreth performancës për leximin apo shkrimin e të dhënave.

Kingston DataTraveler Ultimate GT fillon shitjet në muajin shkurt të këtij viti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme