Google ADS

Qualcomm prezanton procesorin Snapdragon 835

08:50 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Kur Qualcomm dhe Samsung së bashku njoftuan për ekzistencën e procesorit Snapdragon 835 në muajin nëntor, ata ishin të mangët në detaje. Çipi, i bazuar në Snapdragon 820 dhe 821 që aktualisht gjenden në telefonat më të mirë sot, është i ndërtuar duke përdorur procesin e ri 10nm nga Samsung.

Në atë kohë, kompanitë pretenduan që kjo mund të rezultojë në 27 për qind rritje të performancës ose 40 për qind më pak shfrytëzim të energjisë, por me gjasë gjërat kanë ndryshuar me prezantimin e detajuar të procesorit të ri, shkruan portali arbresh.info. Procesi i ri për prodhim ka bërë që Snapdragon 835 të jetë 35 për qind më i vogël në madhësi, gjë që krijon më shumë hapësirë për bateri më të mëdha si dhe iu mundëson kompanive të prodhojnë telefona më të hollë.

Çipi i ri përdor arkitekturën e njëjtë Kryo CPU që gjendet edhe në Snapdragon 82X. Po ashtu, ekzistojnë edhe katër bërthama shtesë 2.45GHz që janë të fokusuara për ofruar një performancë të mirë.

Sa i përket grafikës, pas Andreno 530 vjen Adreno 540 GPU, që mbështetë OpenGL ES 3.2, OpenCL 2.0, Vulkan API dhe DirectX 12. Të gjitha këto përmirësojnë dukshëm eksperiencën në lojëra mobile si dhe tek pajisjet VR./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme