Fishta, në trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës Jugperëndimore

07:43 | 4 Janar 2017
Arbresh.info

Një afishe e rrallë shtypur në Kroaci dhe fotografuar nga Marubi në fillim të shek. XX, paraqet triadën ose trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës Jugperëndimore, mes të cilëve shkëlqen i pavdekshmi At Gjergj Fishta.

Në kuadër të rubrikës AMARCORD, Kryeministri Edi Rama publikoi këtë fotografi të rrallë, ku sipas tij, dallohet qartë stema e Shqipërisë.

“Pa rendur me vrap në Wikipedia, kombësitë e dy fretërve të tjerë mund të zbulohen falë dy stemave antike të nxjerra nga të ashtuquajturit stemarët ilirikë të shek. XVI-XIX, krahas secilit portret dhe që i përkasin, sipër, Dalmacisë (Kroacisë) dhe poshtë, Bosnjës. Stema e Shqipërisë dallohet me sy të lirë, ndërsa ajo në të majtë të afishes, në krye, është emblema e urdhërit të fretënve të vegjël apo françeskanëve, të cilit i përkisnin të tre shkrimtarët e mëdhenj”, shprehet Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme