Google ADS

Xhuvani: Më gjykoni për “veprime të papërgjegjshme”, jo si “kriminel”

16:10 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Prokuroria e vlerëson Xhuvanin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kujton se tri vjet më parë është dënuar me dy vjet burg gjithashtu për vrasje

Vrau katër persona, por Kostandin Xhuvani i kërkoi drejtësisë që ta gjykojë sikur të ketë kryer “veprime të papërgjegjshme” dhe jo “si kriminel”.

I arrestuari me akuzën e katër vrasjeve të 4 nëntorit 2014, Xhuvani paraqiti mbrojtjen në Gjykatën e Tiranës këtë të hënë.

“Mos më gjykoni si kriminel. Më gjykoni si person që kam kryer veprime të papërgjegjshme”-i tha Xhuvani, Trupit Gjykues.

Ai u tha gjykatësve që “ta gjykoni drejt çështjen” dhe që “të merrni parasysh rrethanat e kryerjes së veprimeve”.

Prokuroria e vlerëson Xhuvanin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kujton se tri vjet më parë është dënuar me dy vjet burg gjithashtu për vrasje.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, por Xhuvani pasi pranoi akuzën, u gjykua me kohë të shkurtuar që i jep shanse të përfitojë ulje me 1/3 të dënimit.

Në lokalin e natës “Ante Grand” pranë ambasadës amerikane Xhuvani vrau në agimin e asaj të marte, shtetasit Arbër Demiraj, Ena Xhaji, Edison Jaho dhe italianin Xhanpaolo Azolo (Gianpaolo Azzolo).

Kostandin Xhuvani është djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani.I.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme