Google ADS

Motrat binjake festojnë ditëlindjen e 100-të, ja çfarë dhurate kërkojnë! (Foto)

17:27 | 3 Janar 2017
Arbresh.info

Irene Crump dhe Phyllis Jones, motrat binjake nga qyteti Stourport-on-Severn në Britani kanë festuar ditëlindjen e tyre të 100-të së bashku.

Rene dhe Phil, siç i quajnë ndryshe, nuk janë identike as për nga pamja e as për nga karakteri, transmeton arbresh.info.

Ato jetojnë së bashku dhe për ato kujdeset djali i Phil-it, Carl.

Në ditëlindjen e tyre të 100 atyre u janë ofruar shumë dhurata por ato kanë kërkuar që në vend se të blejnë dhurata për të dërgojnë donacione për forcën ajrore të ndihmës së shpejtë e cila sipas tyre bën një punë të mrekullueshme.

Ndërsa që të dyja kanë marrë nga një kartolinë urimi të nënshkruar nga Mbretëresha e Anglisë.

Kur ishin pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së tyre, ato kishin thënë: ”Ushqimi i mirë dhe puna e shumtë”./arbresh.info

1 3 4 5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme