“Në një ekonomi të tregut të lirë, çdokush mund të bëjë sa më shumë para që të dojë”, thekson Steve Siebold, i cili ka studiuar mbi 1200 njerëz të pasur. Ai jep 8 këshilla për personat që duan të bëhen milionerë në moshë të re. Sipas tij, nëse ndiqni këto udhëzime do të keni shansin që një ditë të bëheni të pasur.
1. Fokusimi për të fituar
Hapi i parë që duhet të bëni është që të përqendroheni në rritjen e të ardhurave. Grant Cardone është bërë milioner që në moshë të re. Ai tregon se të ardhurat e tij ishin 3,000 $ në muaj dhe nëntë vite më vonë ato arriten 20,000 $ në muaj.
2. Vini në punë paratë tuaja
Një mënyrë shumë e mirë për të fituar sa më shumë para dhe të rrisni zerot është që t’i vini në punë të ardhurat tuaj.
3. Ruani dhe investoni
Arsyeja e vetme për të kursyer para është që t’i investoni në fund. Vendosini paratë në llogari të sigurta. Këto llogari mos i përdorni kurrë, për asnjë lloj arsyeje. Edhe nëse bëhet fjalë për emergjenca. Nëse vazhdoni me këto ritme, në fund do shihni një rezultat të mirë.
4. Duhet të jeni të vendosur
Tucker Hughes, i cili u bë milioner në moshën 22 – vjeçare tregon duhet të jeni të kujdeshëm dhe të vendosur në vendimet që merrni. Ai thotë se nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme në rastet kur nuk jeni mirë nga gjendja emocionale.
5. Mos tregoni që nuk jeni mirë, por gjithmonë përpiquni të jeni pozitiv
Nëse për momentin gjendja juaj finaciare nuk është ajo që dëshironi, përpiquni të jeni pozitiv dhe të mos e ndani me të tjerët këtë ‘siklet’.
6. Investoni tek vetja
“Investimi më i sigurt që unë kam bërë ndonjëherë është për të ardhmen time”, shkruan Hughes. “Lexoni të paktën 30 minuta në ditë si të investoni”.
7. Shumë njerëz të suksesshëm dhe të pasur janë lexues të pangopur
Për shembull, Warren Buffett, rreth 80% të kohës së tij të punës ia ka përkushtuar të lexuarit.
8. Vendosni qëllime dhe kujtoni arritjen e tyre
Nëse doni të bëni më shumë para, duhet të keni një qëllim të qartë dhe më pas një plan të veçantë për mënyrën se si të arrini këtë qëllim. Paratë nuk do iu shfaqen vete, duhet të punoni për ato. Duhet të keni vetëbesim dhe të jeni të guximshëm në mënyrë që të arrini atë që dëshironi, në rastin konkret të bëheni një milioner. /tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...