Google ADS

E rrallë: Gjarpri ngjyrë kafe përpin pitonin

12:35 | 3 Janar 2017
Arbresh.info

Një gjarpër vdekjeprurës është kapur nga kamerat duke e ngrënë një piton, pasi dyshja u panë në një shtëpi periferike në veri-lindje të Australisë.

Sally Hill, nga N&S që njihen si kapës të gjarpërinjve ka vëzhguar incidentin që zgjati më shumë se tri orë, pasi ajo dhe burri i saj u thirrën në një shtëpi në Brisbane, transmeton portali arbresh.info.

Ajo tha se ishte një gjë shumë e rrallë të shihje një gjarpër teksa hante një tjetër.

“Asnjëherë nuk kemi parë diçka sikur kjo, është një mundësi që shumë rrallë ndodh ta përjetojnë kapsit e gjarpërinjve”, tha ajo.

Gjarpri lindor bojë kafe, është një gjarpër që shihet shpesh dhe që shkakton më shumë vdekje në Australi se çdo gjarpër tjetër, kaloi disa orë derisa kollofiti pitonin e qilimit, një specie jo-helmuese.

Sipas Muzeut australian, gjarpërinjtë ngjyrë kafe ushqehen me bretkosa, zogj, minj, por nuk njihen për ngrënien e gjarpërinjve të tjerë./Arbresh.info

one-deadly-snake-filmed-s-a-very-weird-spectacle one-deadly-snake-filmed-s-a-very-weird-spectacle-1

E rrallë: Gjarpri ngjyrë kafe përpin pitonin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme