Edhe Samsung me telefon me dy kamera prapa (Foto)

12:22 | 3 Janar 2017
Arbresh Info

Një aplikacion për patentë, i publikuar nga ‘USPTO’, zbulon që Samsung është duke konsideruar mundësinë për të vendosur dy kamera prapa në telefonat e ardhshëm. Aplikacioni ishte paraqitur në muajin mars të vitit 2016, por është bërë publik vetëm disa ditë më parë.

Patenta e aplikacionit me titull “Digital Photographing Apparatus and Method of Operating the Same” shfaq një sistem me dy kamera, njëra me kënd të gjerë ndërsa njëra me lens telefoto, shkruan portali arbresh.info. Ky i fundit mund të fotografoj duke zmadhuar pamjen në një objekt të caktuar për të krijuar një prapavijë me mjegull.

Sidoqoftë, vazhdon të mbetet ende e pa qartë se kur sistemi me dy kamera do të jetë në dispozicion për telefonat e mençur nga gjiganti korean./arbresh.info

switching-the-main-picture-according-to-one-embodiment-of-the-invention field-of-view-for-the-two-cameras the-two-images-produced-from-the-setup

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme