Bazuar në një raport të ri nga Bloomberg, Google është afër lansimit të një shërbimi për shpërndarjen e fotove dhe akumulimin e të dhënave. Shërbimi për shpërndarjen e fotove, që do të jetë i ndarë nga funksioni Google+ Photos, është thënë se do të zbulohet në Google I/O 2015.
Sipas thashethemeve të mëparshme, ky shërbim për foto do iu lejojë përdoruesve të ngarkojnë fotot në një hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe më pas ti shpërndajnë ato në rrjete sociale si Facebook dhe Twitter, transmeton arbresh.info. Natyrisht që ky shërbim nga Google ka mundësi të bartë edhe disa funksione të mrekullueshme për rregullimin e fotove siç janë ato në Google+ , si Auto Awesome, Highlights dhe Stories.
Edhe pse detajet e tjera rreth kësaj janë të pamjaftueshme, ne mund të mësojnë më shumë gjatë konferencës Google I/O që mbahet më 28-29 Maj.
Duket që këtë vit gjiganti kërkimor ka mjaftë material për të shfaqur në këtë konferencë për zhvilluesit. Aty mund të shohim pamjet e para të versionit të ardhshëm të platformës Android, funksionet për kontroll me zë, si dhe versionin e dizajnuar për familje të dyqanit Play Store./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?