Njeriu më i vjetër në botë tregon çelësin e jetëgjatësisë

10:41 | 3 Janar 2017
Arbresh.info

Një indonezian i cili thuhet se është personi më i moshuar në botë ka festuar ditëlindjen e tij të 146’të.

Mbah Gotho i cili jeton në një fshat të vogël të Indonezisë ka dokumente përmes të cilave e dëshmon se ai ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1870 dhe autoritetet indoneziane kanë konfirmuar se kjo është e vërtetë, transmeton arbresh.info.

Në bazë të kësaj i bie që ai do të fitoj titullin e njeriut më të vjetër që ka jetuar, një titull ky që deri vonë e mbante Jeanne Calmet e cila ishte 122 vjeçare kur vdiq.

Mbah ka deklaruar se durimi është çelësi i jetëgjatësisë./arbresh.info.

rexfeatures-7675661c

rexfeatures-7675661g

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme