Google ADS

Samsung zbulon telefonat e ri të serisë Galaxy A

09:42 | 3 Janar 2017
Arbresh Info

Samsung ka nisur vitin 2017 duke pasur në mendje buxhetin e blerësve të tij.

Gjiganti elektronik ka prezantuar të hënën telefonat e përditësuar të serisë Galaxy A, shkruan portali arbresh.info. Samsung Galaxy A7 me 5.7 inç, A5 me 5.2 inç dhe A3 me 4.7 inç janë versionet e vitit 2017 të gjigantit korean që vijnë me përmirësime të mëdha si rezistenca ndaj ujit dhe kamera të përmirësuara 16 megapiksel.

Seria Galaxy A e telefonave nga Samsung është e dizajnuar për personat që nuk mund të përballojnë çmimin e njësive kryesore të kompanisë. Edhe pse shumica kanë kthyer syrin te Galaxy S8, ata që janë duke kërkuar për telefona me çmim më të vogël duhet të ndryshojnë fokusin në serinë A të këtij viti.

Telefonat e ri të do jenë fillimisht në dispozicion në Rusi këtë muaj, ndërsa më vonë do zgjerohen edhe në tregje të tjera./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme