Një ndër problemet më të mëdha për fëmijët kosovarë janë edhe çantat e rënda të shkollës, e kjo është edhe me problematike tek fëmijët e vegjël.
Janë të vogël por çantën e kanë të madhe, përplot libra e fletore që mbajnë në kurrizin e tyre fëmijët nëpër shkollat e Kosovës.
Arbresh.info ka pyetur shumë fëmijë të moshës 6 deri në 10 vjeç në disa shkolla të Prishtinës, dhe shumica prej tyre janë ankuar për mbingarkesën që ju bëhet gjatë orarit mësimor.
Shpesh herë shohim edhe të afërm që ju ndihmojnë për ta bartur çantën deri te shkolla ku i vijojnë edhe mësimet.
“Kur shkojë në shkollë por edhe kur kthehem, mëmbajnë çantën”, thotë një vajzë me balluke dhe sy kafeje në klasën e katërt, në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Të shqetësuar për këtë fenomen janë edhe mësimdhënësit të cilët thonë se , çanta e njënxënësi në klasën e parë ka diku 5-6 kilogramë dhe se këto çanta të rënda u sjellin nxënësve edhe dhembje shpine.
Alternativa nëpër disa shkolla në Kosovë nga ana e mësuesve është që prindërit të blejnë nga një vitrinë, për klasë, për ta shfrytëzuar për lënien e disa librave që përdoren më pak.
Portali Arbresh.info ishte i interesuar të marrë informacion se a do të jetë viti 2017 për fëmijët kosovarë një dhuratë e mirë nga kjo ministri, që ç antat e tyre të jenë më të lehta dhe a do të ketë një zgjidhje për ta.
Arbresh.info ka kontaktuar zyrtarë nga Ministria e Arsimit, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje për këtë dukuri që shoqëron fëmijët me vite dhe vazhdon edhe sot./Arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?